Habit Luizi: Nuk duhet ta fitoj Big Brother Vip, sepse nuk jam imazh i duhur për shqiptarët

Edhe pse është banori kryefjalë i këtij edicioni të Big Brother VIP, Luiz nuk mendon kështu për veten. Gjatë një bisede të fundit, ai u shpreh se nuk e meriton fitoren pasi nuk është imazhi i duhur.

Sipas Luizit, fitoren e meriton Kiara pasi përcjell brishtësi dhe ëmbëlsi.

“E di pse nuk e fitoj unë? Sepse nuk jam imazhi i duhur që i duhet shqiptarëve. Shqipëria ka nevojë për brishtësi, dashuri, ëmbëlsi, nuk jam unë për këtë punë”, i tha Luizi Kiarës.


Shtuar 10.03.2023 18:09