Në ditët e fundit të shtatzënisë, Sara dhe Ledri shpërngulen jashtë vendit (FOTO LAJM)

Shumë pak ditë i ndajnë tashmë reperin Ledri Vula dhe partneren e tij, Sara Hoxha, nga ardhja në jetë e bebushes.

Sara është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël dhe si dhuratë ende pa lindur, reperi i solli të bijës një këngë të përgatitur plot dashuri.

Kënga titullohet “Si baba” dhe na i ka shkrirë zemrat të gjithëve!

Mirëpo, ardhja e bebushit po sjell ndryshime të mëdha në jetën e çiftit.

Burime për “Prive” treguan më herët se Ledri dhe Sara po zhvendosen drejt Gjermanisë, ku Sara ka jetuar prej kohësh.

Madje, këto zëra u vërtetuan pak më parë, kur çifti ndau në rrjete sociale momente nga udhëtimi i tyre jashtë vendit.

Sara nuk do ta lindë këtu bebushen dhe ende nuk dihet nëse kanë vendosur të jetojnë jashtë vendit, apo do të rikthehen sërish në Kosovë.

Mbetet për t’u parë!

Shtuar më 27/10/2020, ora 23:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori