Në ditën e lindjes, Adrola Dushi i thur fjalët më të ngrohta Xhesika Berberit (FOTO LAJM)

Modelja e njohur, Xhesika Berberi feston sot ditëlindjen. Ajo mbush 29-vjeç dhe në ditën e saj të veçantë nuk kanë munguar urimet plot dashuri nga njerëzit e dashur.

Xhesika është prej vitesh shoqe me Adrola Dushin, e cila i ka bërë padyshim urimin më të veçantë. Ajo ka publikuar në Instastory një foto pranë mikeshës dhe shprehet se ndihet e bekuar që e ka pranë.

“Natë e madhe ishte kur linde ti dhe unë jam një nga njerëzit e bekuar që të kemi pranë! Aq shumë dashuri, mirësi e kujdes sa jep ti, e meriton të kesh atë zemër të mbushur plot me lumturi! Nuk harroj kurrë të të tregoj ty dhe Zotit sa falenderuese jam që të njoha! Gëzuar Xhes e të paça gjithë jetën! Gëzuar ditëlindjen! Më mungon", ka shkruar Adrola.

Shtuar më 27/06/2020, ora 15:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori