Në ditëlindjen e së motrës super yll, Afërdita zbulon një sekret për ndjekësit (FOTO LAJM)

Me siguri të gjithë ju që bëni herë pas here xhiro në profilin e Afërdita Dreshaj në Instagram, jeni njohur edhe me motrën bukuroshe të saj, Jehonën.

Njëra është brune e tjetra bjonde, por përveç këtj ndryshimi motrat ngjajnë shumë me njëra-tjetrën.

Sot Jehona feston ditëlindjen dhe në rrjete sociale s’ka munguar urimi i Afërditës, e cila e quan Jehonën gjysmën e saj më të mirë dhe partnere në gjithçka.

“Gëzuar ditëlindjen shpirti im, të dua më shumë se ajrin”- shkruan Afërdita ndër të tjera krahas fotove.

Mirëpo, vëmendjen na e tërhoqi deklarata e këngëtares, e cila zbuloi edhe një “sekret” të lezetshëm për veten dhe bashkëshortin, Jakub Kindl.

Dyshja qenka njohur në ditën e lindjes së Jehonës, ndaj kjo ditë është po aq speciale edhe për ata të dy.

Shtuar më 18/09/2020, ora 12:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori