Në ankand sendet personale të Whitney Houston
Në datat 24 dhe 25 qershor do të dalin në ankand në Beverly Hills sende personaleWhitney Houston. Këto i bëri me dije në një deklaratë për mediat menaxheri, njëkohësisht edhe presidenti i Houston Estate, Pat Houston.

“Ne menduam se ishte koha e duhur për t’i dhënë njerëzve që donin Whitney dhe muzikën e saj, diçka nga ajo, pasi të njëjtën dashuri ka ndjerë edhe ajo për të gjithë.

Sendet përfshijnë kostume të divës se muzikës, që kushtojnë nga 2 mijë deri në 3.500 dollarë. Por ndër pikat kryesore të ankandit janë skenari personal i filmit të vitit 1995, "Waitting Exhale", i cili kap vlerën e $ 1,000.

Interesante është edhe nxjerrja ne treg e pasaportës së parë që Whitney ka përdorur për turneun e saj muzikor ndërkombëtar, e cila shkon deri në 1 mijë e 300 dollarë. /albeu.com/

Shtuar më 04/06/2016, ora 14:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori