“Në altar nuk ece vetëm”, del videoja emocionuese nga dasma e Sara Hoxhës (VIDEO)
Pëlqej
Nën tingujt e këngës “Mystery of Love” të artistit Sufjan Stevens, dhe pamjes përrallore të liqenit të Como-s nis videoja e dasmës së Sarës dhe Ledionit, të publikuar në vlogun e Lorit.

Afresket e lashtë, tavanët e dekoruar dhe dizajni luksos i Villa Erbe, që ka mikpritur disa nga eventet më ekskluzive në botë, të bindin se është vendi perfekt për t’u martuar.

“Pas një dekade humbjesh së njerëzve të dashur, sot familja Hoxha gëzon”, thotë Vjollca Hoxha në fillim të videos, për t’ia lënë vendin Sarës dhe Ledionit që shkojnë drejt njëri-tjetrit shkruan anabel.

“Mesiguri do të ishe krahu i djathtë i babit duke e ndihmuar dhe kritikuar siç vetëm ti di. Më beso, nuk është e lehtë për mua ta pranoj që ti do të ishe e preferuara e tij dhe jam e bindur se sot në altar nuk ece vetëm”, dëgjohet Lori.

Fjalimi i çiftit, ku të dy mes lotësh falenderojnë njëri-tjetrin për gjithë dashurinë e këtyre viteve, është më emocionuesi i mundshëm. Nuk po jua zbulojnë, dëgjojeni vetë në video.

Shtuar më 23/09/2018, ora 16:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori