Në aksion për energjinë, Deda: A ka vende më në burgje?
Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama referuar shkeljes për energjisë elektrike, një reagim ka patur nga aktori i humorit Julian Deda. Për të, termi burg është i tepruar, ndaj i ka dedikuar një status në Facebook.

"BURG, BURG, BURG...!
Nëse s'ke patentë ha BURG. Nëse ndërton pa leje BURG. Nëse vjedh energjinë BURG. Nëse pi dy birra BURG. Në rregull, jam dakort me të gjitha, sepse rregulli duhet vënë.

Por a nuk ju duket që kjo fjala "BURG" është e tepruar dhe frikësuese? Pastaj para se të fusni në burg qytetarët e thjeshtë, duhet të hyni ju të gjithë në BURG se nuk jeni aq ëngjëllorë.

Shkelësi i madh nuk mund të gjykojë një shkelës të vogël. P.S. Pas gjithë këtyre arrestimeve lind pyetja, a ka vend nëpër burgje se mos ngelen jashtë??", përfundon ai. /albeu.com/
Shtuar më 27/10/2014, ora 15:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori