Në 20 prill “Piratët e Karaibeve” u rikthehen xhirimeve
Në datën 20 prill, “Piratët e Karaibeve” u rikthehen xhirimeve. Mësohet se xhirimet do të rifillojnë pas një periudhe pushimi që i duhej aktorit Johnny Depp.

Raportohet se filmimet ndaluan rreth një muaj më parë, kur 51-vjeçari dëmtoi krahun dhe i duhej t’i nënshtrohej një periudhe qetësie e kurimi. Seria e 5-të e “Pirates Of The Caribbean” do t’i rikthehet xhirimeve të hënën, në Queensland. /albeu.com/
Shtuar më 18/04/2015, ora 09:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori