Ndryshohet orari i transmetimit: Kur do i ndiqni telenovelat
Telenovelat më të suksesshme që kanë thyer rekorde shikueshmërie e ju mbajnë mbërthyer pas ekranit, bëhet e ditur se orari i transmetimit të tyre do të ndryshojë.

TV Klan njofton se seritë e reja të telenovelës “Ertugrul” do të mund t’i ndiqni nga sonte në mbrëmje vetëm në ekranin e Tv Klan çdo të martë dhe të mërkurë në orën 21:00 dhe të dielën me 2 episode premierë në orën 21:30.

“Çukur” nga nesër rikthehet çdo ditë nga e hëna në të premte në orën 20:00 në Klan Plus. Gjithashtu “Kryeqyteti – Abdylhamid” nga data 6 Prill do të transmetohet gjatë fundjavës, ditën e shtunë dhe të dielën në orën 20:00 në ekranin e Klan Plus.

Ndërsa telenovelat e pasdites do të ruajnë të njëjtin orar transmetimi.
Shtuar më 01/04/2019, ora 08:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori