Ndryshimet drastike në fytyrë të modeles, reagon mamaja e Bella Hadid (FOTO LAJM)

Mami i Bella Hadid, Yolanda, postoi një foto fantastike të sajën pasi hoqi dorë nga “implantet e gjoksit, fillerët, botoksi dhe zgjatimet e flokëve,” pra nga gjithë gjërat që mendonte se i duheshin për t’u dukur e bukur dhe seksi.

Disa fansa u treguan të shpejtë dhe menjëherë komentuan në foto se ndoshta Yolanda s’ka më asnjë ndërhyrje, por Bella po. “Bie dakord me ty, po ç’mund të thuash për vajzat e tua? Sidomos për Bella-n? Është shumë e bukur, por a i duhen fillerët? Dhe për më tepër që është modele. Si e arsyeton këtë?” shkruan një komentues.

Sipas Yolanda-s, s’është ky rasti. “Asnjë nga fëmijët e mi s’ka bërë fillera apo botoks. S’kanë futur asgjë të huaj në trup, jo pas asaj që kalova unë,” shkruan ajo nën koment.

Bella vetë i ka mohuar këto thashetheme vjet në maj, në një intervistë për InStyle. “Njerëzit thonë që kam bërë ndërhyrje, kam bërë këtë, kam bërë atë. E dini çfarë? Ejani skanojeni fytyrën time,” tha ajo.

CelebFace në Instagram, që fokusohet në postimet para dhe pas ndërhyrjeve të figurave të njohura, mori ndërveprimin e mësipërm dhe e pasi me disa fotoBella-s ndër vite ku vihen re ndryshimet në portretin e saj.

Shtuar më 26/01/2019, ora 16:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori