Nis aksioni kundër transportit të paligjshëm të pasagjerëve, gjobë për 10 subjekte

Ashtu siç paralajmëroi një ditë më parë ministrja e Infranstrukturës Belinda Balluku, sot ka nisur aksioni kundër transportit të paligjshëm të pasagjerëve.

Task Forca e Transportit Rrugor, në bashkëpunim me Policinë Rrugore, kanë nisur punën nga Tirana duke kontrolluar rrugët hyrëse dhe dalëse të kryeqytetit. Për pasojë ka gjobitur 10 subjekte që ushtronin aktivitetin e transportit të pasagjerëve pa licencë ose me licenca që kishin kaluar vlefshmërinë./albeu.com