Ndryshe nga ç’pritej, filmi i ri i Will Smith u konsiderua një dështim i vërtetë! (VIDEO)
Filmi më i ri i aktorit të famshëm, Will Smith, “Gemini Man” pritet të shënojë një humbje prej 75 milion dollarësh dhe po konsiderohet si një dështim nga “office box”.

Sipas “The Hollywood Reporter”, fundjavën e parë të shfaqjes së filmit në Amerikën e Veriut, u përfituan 20 milion dollarë, mirëpo kjo shifër zbriti ndjeshëm javën e dytë, duke shkuar në vetëm 8.5 milion dollarë.

Të gjitha shpresat ishin tek shfaqja e filmit në Kinë, mirëpo është përsëritur e njëjta histori.

Interesi për filmin e Smith ka qenë më i vogël se ai për filmin e Jolie, “Maleficent: Mistress of Evil”.

Deri tani, “Maleficent” ka arritur të fitojë një shifër prej 22.4 milion dollarësh në tregun kinez, ndërsa “Gemimi Man” 21 milion.

Sipas mediave të huaja, deri tani filmi i Will Smith ka përfituar në total 118.7 milion dollarë, ndërkohë që pritej të fitonte më shumë dhe të kishte interes më të madh tek publiku
Shtuar më 21/10/2019, ora 17:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori