Ndodhej në një qytet tjetër, këngëtares shqiptare i vjedhin shtëpinë
Pëlqej
Këngëtares shumë të dashur për publikun, Rosela Gjylbegut së fundmi i ka ndodhur një ngjarje aspak e këndshme. Këngëtarja ka rënë pre e një vjedhjeje në shtëpi.

"Shkodra news" shkruan se hajdutët kanë hyrë në shtëpinë e Roselës në Shkodër dhe kanë marrë disa sende brenda.

Më pas hajdutët janë larguar pa lënë gjurmë ndërkohë që në momentin kur ka ndodhur vjedhja në shtëpinë e këngëtares nuk ndodhej njeri pasi ajo dhe familja jetojnë në Tiranë.

Vetë Rosela nuk ka reaguar ende lidhur me këtë lajm.
Shtuar më 11/10/2018, ora 16:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori