Ndodhej në Izmir, aktorja turke tregon si i shpëtoi tërmetit shkatërrimtar (FOTO LAJM)
Tërmeti shkatërrimtar me magnitudë 6.6 në
Izmir, i cili la pas 79 viktima dhe qindra të
plagosur, është përjetuar shumë keq nga të gjithë qytetarët. Aktorja turke Serenay Sarikaya ka treguar se si i shpëtoi
tërmetit bashkë me nënën e saj dhe si ndihet pas kësaj ngjarje.
Ajo ka rrëfyer përmes një postimi në Twitter se në momentin e
tërmetit ka qenë në rrugë me të ëmën dhe se fatmirësisht nuk i ka përjetuar lëkundjet e forta. Megjithatë ajo ka shprehur ngushëllimet për gjithë jetët e humbura dhe uroi që të lënduarit të shërohen sa më shpejt.
“Kur ra
tërmeti në
Izmir unë dhe nëna ime ishim rrugës. Kjo që ndodhi është e pabesueshme për njerëzit. I uroj shërim të shpejt të
gjithëve. Zemra dhe lutjet e mia janë me ju”, ka shkruar Sarikaya.
Ndërkohë ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë ende operacionin për gjetjen e trupave nën rrënoja dhe deri më tani raportohet për 79 të vdekur e 962 të
plagosur.
Tërmeti u ndje, gjithashtu, në të gjithë ishujt lindorë grekë, dhe madje edhe në kryeqytetin e Greqisë, në Athinë. Në ishullin Samos në Greqi humbën jetën dy adoleshentë nga
tërmeti, ndërsa disa të tjerë mbetën të
plagosur mes tyre dhe një shqiptar.
Shtuar më 02/11/2020,
ora 09:43