"Ndodh rrallë", Xhensila surprizohet nga veprimi i Besit i ftuar tek "Rudina" (FOTO LAJM)

Bes Kallaku ishte i ftuar pasditen e djeshme tek "Rudina", ku foli për filmin "Falco" e tregoi sakrificat që ka bërë për të xhiruar këtë film. Besi tregoi se i është dashur të qëndrojë larg familjes dhe gjatë kësaj periudhe ia ka ndjerë shumë mungesën Ajkës.

Gjatë gjithë intervistës Besi ishte shumë serioz dhe ky veprim i aktorit e ka habitur Xhensilën.

Ajo ka postuar në Instastory një foto nga emisioni dhe shkruan: Kaq serioz në një intervistë, e rrallë!.

Ndërkohë Besi gjatë intervistës tregoi se Xhensila e ka ndihmuar shumë.

"Unë dhe Xhensila jemi të dy kritikët më të mirë të njëri-tjetrit. Xhensila më ka dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme se ka qëndruar me Ajkën dhe ka qenë përgjegjëse për dy muajt e xhirimeve. Është strapacuar se nuk ka pasur ndihmë, unë isha 12-14 orë në xhirime", u shpreh aktori.
Shtuar më 16/11/2019, ora 14:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori