Ndjekësit e kritikojnë se mori pjesë në ditëlindjen e Besit, si i kthehet Arbana Osmani (FOTO LAJM)

Më 20 tetor Bes Kallaku festoi 35-vjetorin dhe rrjeti u mbush me urime të pafundme për artistin. Ai organizoi një festë shumë të bukur ku kishte të ftuar familjarë e miq, mes të cilëve shumë figura publike.

Ata nuk ngurruan të ndanin me ndjekësit në rrjetet sociale foto e video nga festa, ku e kanë “djegur” me këngë e valle.

Mirëpo, nga ana tjetër javë vendosur edhe në qendër të kritikave, pasi siç e dimë Komiteti Teknik i Ekspertëve në fillim të javës që lamë pas, ndaloi grumbullimet me më shumë se 10 persona.

Kjo ka bërë që fansat të shpërthenin në kritika, pasi nuk janë respektuar rregullat anti-Covid. E fundit që është kritikuar është Arbana Osmani, e cila po ashtu ishte e ftuar në festë.

Ajo ka publikuar një video në Instagram ku ka lajmëruar rikthimin e “Dua të të bëj të lumtur”, mirëpo një fanse ka shkruar:

“Je nga të vetmet gazetare që të ndjek që nga kohët e top radio e deri sot, por në momentin kur si person publik u thua njerëzve “kini kujdes” dhe në krahun tjetër shfaqesh në party me 30 njerëz a më shumë, sikur del kundra atyre që keni thënë.”

Mirëpo, Arbana është përgjigjur duke thënë: “Faleminderit, polemikat e kota ua kemi lënë portaleve me kohë. Përqafime!”

Kujtojmë se Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka gjobitur me 1.000.000 lekë pronarin e lokalit ku u organizua ditëlindja e aktorit, si dhe ka pezulluar nga detyra 6 punonjës policie për moskryerje të kontrollit të territorit.

Gjithashtu, policia bën me dije se në bazë të pamjeve filmike janë identifikuar të gjithë personat që ishin pjesmarrës në aktivitetin e zhvilluar dhe do ndëshkohen me masë administrative për shkelje të masave kufizuese Anti-covid.

Shtuar më 24/11/2020, ora 09:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori