Ndjekësi e quan pornostare, Angela Martini i kthehet gjithë lezet joshëse nga karantina (FOTO LAJM)

Kush tha që të rrish në shtëpi nuk është seksi?

Nëse shkojmë në profilin e Angela Martinit do të shohim se veshjet e saj në karantinë janë mjaft tërheqëse.

Por jo të gjithë mendojnë kështu. Një nga ndjekëset e modeles shqiptare ka komentuar në profilin e saj për t’i thënë Angelës që ngjan me një pornostare.

Kaq mjaftoi që bukuroshja shqiptare t’i kthejë menjëherë përgjigje asaj, duke mos ia lënë mangut komentin:

“Unë mendoj se ti je pornostare”, i shkruajti ndjekësja asaj.

“Keni mendime shumë të thella, duhet të jeni një filozofe”, ia ka kthyer ndër të tjera Angela.

Ajo nuk ka publikuar ende një foto me bashkëshortin pasi theksoi në një intervistë për Who se ai është i lirë, pas problemeve me drejtësinë rumune:

“Për ta bërë më të qartë në pak fjalë: bashkëshorti im është një njeri i lirë, ai kurrë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë në burg! Ai iu dorëzua autoriteteve italiane, sepse në këtë mënyrë ai iu bind ligjit dhe po zgjidh problemin e tij”.


Shtuar më 02/04/2020, ora 09:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori