Ndërron jetë komediania Joan Rivers (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare aktorja amerikane Joan Rivers, ndërsa kishte kryer një operacion një javë më parë për kordat e zërit.

Ishte vajza e saj e cila një ditë më parë raportoi për gjëndjen shëndetësore të nënës, ndërsa falenderoi të gjithë mbështetësit.

Aktorja ishte shtruar në një spital, pasi kishte pësuar një atak kardiak një javë më parë. Rivers ka marrë famë në nivel kombëtar në vitet 1960, kur ka nisur të dalë në shfaqjet televizive "Tonight Show" dhe "Ed Sullivan Show". /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2014, ora 10:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori