Ndërron jetë këngëtari Scott Weiland
Këngëtari Scott Weiland, i cili më herët ka pasur probleme me drogën, ka ndëruar jetë mbrëmjen e djeshme teksa ndodhej në një tur koncertesh. Këtë lajm e ka konfirmuar menaxheri i tij, Tom Vitorino, mbrëmjen e së enjtes.

Scott Weiland, ish-këngëtari i grupit amerikan të rokut "Stone Temple Pilots", ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare. Në një komunikatë të postuar në Instagram, ai shkroi se muzikanti vdiq në gjumë në Minnesota, ku ndodhej për turin e koncerteve me grupin e tij "The Wildabouts". /albeu.com/


Shtuar më 04/12/2015, ora 10:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori