Ndërron jetë aktori i i njohur i serialit "Ertugrul" (VIDEO)
Pëlqej
Në një aksident rrugor të ndodhur mbrëmë pas mesnate ka humbur jetën aktori i serialit "Ertugrul", Arda Oziri.

Oziri luante në serialin "Ertugrul" në rolin e Goktug, një ushtar besnik e Sadetin Kopekut, shkruan Albeu.com.

Lajmin e ka bërë të ditur miku i tij, Cengiz Çolak, i cili ka postuar në Instagram një foto ku thotë se mbrëmë kanë parë së bashku ndeshjen e Champions me Real Madridit dhe Liverpoolit dhe pas ndeshjes, Arda është nisur drejt shtëpisë së tij me motor dhe gjatë rrugës, rreth orës 3:00 ka pësuar aksident duke humbur jetën.

"Miku im i dashhur, të thash të rrije sonte tek unë. Por si duket engjëlli i vdekjes të priste në rrugë. Vdekja nuk të shkon fare. Të kisha pranë kur fleta gjumë, kishe ikur kur u zgjova. Jam shumë i mërzitur", ka shkruar miku i tij Cengiz Çolak në Instagram, duke postuar një foto të natës së mbrëmshme teksa po shikonin ndeshjes e Champions. /albeu.com/

Shtuar më 27/05/2018, ora 22:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori