Ndërkohë që Liam vuan ndarjen, Miley kapet sërish mat me të dashurën e re(FOTO LAJM)

Ndarja e bujshme e Miley Cyrus me Liam Hemsworth është bërë kryefjala e të gjitha mediave.

Ditën e sotme u mësua se për shkak të ndarjes, Liam nuk ishte aq produktiv në punë dhe i kishte anulluar të gjitha eventet e tij të ardhshme, duke irrituar skuadrën e tij.

Mirëpo, teksa Liam vuan për ndarjen nga partnerja, Miley është fotografuar sërish me të dashurën e saj të re, me të cilën u pa duke u puthur disa ditë më parë në Itali.

Miley dhe Kaitlynn Carter janë parë së bashku në Los Angeles.

Ato kaluan pasditen së bashku dhe vajzave iu bashkua edhe mamaja e Miley-t, Tish Cyrus.

Këngëtarja nuk ka reaguar në mënyrë të drejtpërdrejtë për lajmet e lidhjes së saj me Kaitlynn, megjithatë disa ditë më parë ajo la një koment në foton e ish-të dashurit të Kaitlynn, ku linte të kuptohej se vajzat ishin bashkë.
Shtuar më 18/08/2019, ora 15:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori