Ndërhyjnë në email-in e saj, aktorja ngre akuza të forta (FOTO LAJM)

Pëlqej
Vijon ende me të njëjtën intesitet postimi i fotove nudo të yjeve të show-bizit në rrjetet sociale, e ndërsa personi i radhës që ka rënë pre e hakersave është aktorja Eva Longoria.

Sipas saj, dikush është futur në email-in e saj, ndërsa i ka lënë edhe një mesazh të veçantë. Duket se hakersat nuk kanë të ndalur, e ndërsa shumë prej VIP-ave nuk kanë përcjellë asnjë ankesë.

Aktorja ka akuzuar punonjësit e Apple, pasi ka vënë re gjurmë të të huajve në postën e saj elektronike. Aktorja ka akuzuar personelin e një dyqani të Apple në Texas, të cilët nuk kanë mundur dot të ruajnë privatësinë.

Dikush ka futur duart tek kontaktet e mia dhe ka kontrolluar emailin tim”, ka thënë Eva e revoltuar. Mesazhi që ajo ka marrë ka qënë:“Pash numrin tënd të telefonit në profilin tënd. Doja thjesht të të telefonoja dhe të të thoja se jam një adhurues i yti”. /albeu.com/


Shtuar më 04/09/2014, ora 09:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori