Ndër më të pasurat: Ç'shifër kap pasuria e Rita Orës dhe Dua Lipës (FOTO LAJM)

Të jesh nën 30 vjeç dhe të jesh pjesë e listës së më të pasurëve në Britani është padyshim diçka e madhe dhe dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Dua Lipa, janë.

Së fundmi revista e njohur britanike "Heat" ka publikuar emrat e personazheve të njohur nën moshën 30 vjeçare që kryesojnë listën e më të pasurëve në Britaninë e madhe. Vendi i parë është zënë nga këngëtari Ed Sheeran, me një pasuri prej 170 milionë funtesh.

Pas tij në rradhë janë: Daniel Radcliffe (90 milionë funte dhe Harry Styles (64 milionë funte).

Këngëtaret shqiptare, Rita dhe Dua, janë pjesë e listës. Rita është rradhitur e 13-ta me një pasuri prej 17.8 milion funtesh ndërsa Dua në vendin 15 me 11.8 milionë funte.
Shtuar më 30/10/2019, ora 09:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori