Me 256 pasagjerë në bord, “zjarri” pushton avionin në New Jearsy (VIDEO)

Një avion Boeing 777 me 256 pasagjerë në bord u detyrua të bënte një ulje emergjente në Newark të New Jearsyt.

Sipas mediave të huaja, gjithçka ndodhi pas një problemi teknik që ai pësoi gjatë ditës së enjte.

“Avioni ynë përjetoi një problem mekanik menjëherë pas ngritjes, duke shkaktuar “shkëndija zjarri”,  dhe më pas u detyrua të bente një ulje emergjente”, tha United Airlines për Insider.

Në një video të postuar shihet avioni, i cili u detyrua të ulej për shkak të problemeve me motorin. Sipas informacioneve, avioni ka pasur një  problem me një pompë hidraulike.

Avioni do të fluturonte nga Newark në São Paulo, Brazil. Avioni u nis në orën 23:01 me orën lokale të së mërkurës, por fluturimi u devijua. Të dhënat nga FlightAëare duket se tregojnë se avioni fluturoi pak pasi arriti në Oqeanin Atlantik, dhe për shkak të problemeve në motor u kthye në Aeroportin Ndërkombëtar të  Newark rreth dy orë pasi u nis.

Reuters raportoi në fillim të kësaj jave se United Airlines kishte hequr nga shërbimi 25 nga avionët e saj Boeing 777-200, duke çuar në disa anulime fluturimesh, sepse linja ajrore nuk kishte kryer inspektimet e duhura.

United Airlines nga ana tjetër tha se kishte filluar inspektimet dhe po punonte me FAA për t’i rikthyer avionët në shërbim./albeu.com/