Harta e re elektorale, një deputet më pak për Kukësin, Beratin dhe Korçën
KQZ ka votuar paraditen e sotme shpërndarjen e numrit të deputetëve në Shqipëri. Sipas vendimit me 7 vota pro, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur të shtojë 3 mandate në Tiranë e Durrës.

Kukësit, Korçës dhe Beratit i hiqet nga 1 deputet dhe këto 3 mandate do të ndahen në Tirane dhe në Durrës.

Ndërkohë që Tiranës mësohet se i shtohen 2 mandate deputeti dhe Durrësit i shtohet 1.

Pas ndryshimit, Tirana tani do të bëhet me 34 mandate deputeti e Durrësi me 14 mandate. /albeu.com/
Shtuar më 03/12/2016, ora 10:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori