Ndarja e bujshme e Eneda Tarifës, ish-bashkëshorti flet për tradhtinë
Pëlqej
Këngëtarja Eneda Tarifa, para pak ditësh zbuloi se ishte ndarë nga bashkëshorti. Pikwrisht mbas këtij lajmi, ajo u bë një lajm i bujshëm për showbizin shqiptar.

Eneda Tarifa dhe Erion Zaloshnja kanë një histori 18-vjeçare së bashku dhe kanë edhe një vajzë.

Motivet e ndarjes asnjëherë nuk u mësuan dhe të dy kanë vendosur të mos flasin për këtë çështje.

Erjon Zaloshnja ishte i ftuar në emisionin “In radio”, ku foli për projektet e tij në muzikë, por pa prekur jetën e tij personale. Moderatorja i drejtoi një pyetje lidhur me tradhtinë:

“Sipas një sondazhi, njerëzit që punojnë natën kanë më shumë mundësi të tradhtojnë, si mendon ti?”.

Përgjigja e tij të linte të kuptonte, ndarja e tyre nuk ka pasur lidhje me tradhtinë. Sipas tij, nuk ka lidhje nata apo dita me tradhtinë, mjafton që personi të jetë i qëndrueshëm emocionalisht. /albeu.com/
Shtuar më 20/04/2018, ora 23:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori