Ndahet një tjetër çift i famshëm...Ja çfarë shkruan Demi Lovato
Pas 6 viteve lidhje edhe këngëtarja Demi Lovato i ka dhënë fund romancës së saj. Lajmi është bërë i ditur nga vetë këngëtarja nëpërjmet një postimi në Instagram.

“Ky ishte një vendim shumë i vështirë për të dy, por kemi kuptuar që ndihemi më mirë si shokë të ngushtë. Do jemi gjithmonë të gatshëm për të mbështetur njëri-tjetrin. Falenderojmë këdo që na ka ofruar dashuri dhe suport gjithë këto vite”, shkruhet në shënimin e saj.

Lovato dhe Wilmer Valderrama u takuan në vitin 2010 në setin fotografik “Voto Latino”, dhe që prej atëhere ata kanë qenë të pandarë.

Ai i ka qëndruar pranë këngëtares gjatë periudhës kur ajo luftonte varësinë ndaj drogës dhe çregullimet me ushqyerjen. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2016, ora 10:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori