Ndahet nga “One Direction” , Zayn Malik humbet fansat
Pak kohë më parë ai lajmëroi largimin nga grupi “One Direction”, por Zayn Malik duket se po i shkon mjaft mirë edhe karriera larg djemve.

Por nga ana tjetër, rrjetet sociale nuk e kanë "përqafuar" fort atë. Mijëra fansa të grupit “One Direction” kanë ndaluar së ndjekuri në Twitter, Zayn Malik, sapo ai publikoi materialin e parë si solist.

Këngëtari ka humbur 50.000 ndjekës menjëherë sapo një version solo i këngës “I Won’t Mind” u publikua në rrjetet sociale. Pas kësaj, një burim pranë këngëtarit 22-vjeçar i tha "MailOnline", se në fakt ky material nuk është kënga e parë zyrtare e Malik. Sipas të njëjtit burim, kjo është një këngë e regjistruar për albumin e fundit të “One Direction”.

Gjithsesi kjo se ndal aspak të riun, i cili sipas të gjitha gjasave e ka në plan të hedh një hap më tej dhe në jetën personale. /albeu.com/


Shtuar më 02/04/2015, ora 09:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori