EMRI/ KPL cakton drejtuesin e Prokurorisë së Shkallës së parë Tiranë

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur ditën e sotme dhe ka miratuar caktimin e Arens Çelës si drejtues i Prokurorisë së Shkallës së parë Tiranë.

Arens Çela u emërua në prill të këtij viti nga KLP si drejtues i përkohshëm i Prokurorisë së Tiranës në vend të Elisabeta Imerajt, pasi kjo e fundit u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Kush është Arens Çela?

Arens Çela ka përfunduar studimet në shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe pas kësaj është emëruar prokuror në Prokurorinë e Lushnjës. Gjatë karrierës së tij ai ka drejtuar Prokurorinë e Beratit dhe ka mbajtur pozicionin e zv.drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Në janar 2020, Çela u emërua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë si ndihmësmagjistrat në Prokurorinë e Përgjithshme.