Ndahet nga jeta ish i dashuri i Jennifer Lopez: Kam shumë kujtime me të
Ndahet nga jeta ish i dashuri i Jennifer Lopez. David Cruz u nda nga jeta në moshën 51-vjeçare. Lajmi i hidhur u dha nga sajti amerikan ‘Tmz’ për tu përhapur më tej me shpejtësi.

Ish i dashuri i këngëtares u nda nga jeta të shtunën në 21 mars, në Mount Sinai West Hospital të Manhattan (New York). Vdekja e tij ndodhi për shkak të komplikacioneve kardiake, nga të cilat vuante kohëve të fundit.

Cruz njihet si i dashuri i parë i JLo, me të cilën përjetoi një histori të madhe dashurie në moshë të re, duke u cilësuar si dashuria e parë e madhe e këngëtares.

Lidhja mes tyre zgjati thuajse dhjetë vjet, para se Jennifer të spikaste dhe të kalonte nga bota e muzikës në kinemanë hollywoodiane.

Partnerja e tij prej 18 vitesh, me emrin Isa, duke dhënë lajmin e hidhur shkroi se, “Ishte i dashur dhe i sjellshëm. Ishte një baba i dashur i cili e rriti djalin e sjellë pas prej mejke me dashuri dhe që tashmë është pjesë e Marinës. Momenti im i preferuar ishte mbrëmja në familje, sepse nuk ishte special vetëm për mua, por edhe për fëmijët. Sigurohej gjithmonë që ti mbyllte gjërat me fjalën ‘Të dua”.

Deri më tani lajmi i hidhur nuk është komentuar ende nga JLo. Kur David dhe Jennifer u njohën në vitin 1984, ishin fare të rinj, ajo 15 vjeç dhe ai 16. Historia mes tyre zgjati për një dekadë deri kur këngëtarja dhe aktorja u bë e njohur në nivel botëror, ose thënë ndryshe në fillim të viteve ‘90-të.

Në vitin 2004, duke reflektuar për lidhjen e Cruz, këngëtarja tha se, “Ai është një mik, ndoshta ai që më njeh më mirë se kushdo. Kam shumë kujtime me të, pasi kaluam 9 vite bashkë dhe u rritëm bashkë. Shoku i tij i ngushtë po dilte me shoqen time të ngushtë. Ai më pa dhe ra direkt në dashuri me mua”.

Aktualisht JLO është e fejuar me ish-yllin e bejsbollit, 44-vjeçarin Alex Rodriguez, me të cilin është lidhur qysh prej vitit 2017.
Shtuar më 23/03/2020, ora 19:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori