Ndahet nga jeta humoristi i njohur Ibrahim Krajkova - Leci
Ibrahim Krajkova - Leci
Ka vdekur njëri prej humoristëve më të njohur të Kosovës, Ibrahim Krajkova-Leci. Varrimi i tij do të bëhet në ora 16 në varrezat e Kryeqytetit.

Ibrahim Krajkova ishte humorist i njohur shqiptar i njohur për aktrimin e personazhit fiktiv Leci.Ka lindur më 13 Nëntor 1957 në Prishtinë.

Krajkova kishte pasur sulm në zemër dhe ishte tërhequr nga skena publike.

Ai ishte bërë i famshëm që nga projekti filmik “Treshi përsheshi”, i përbashkët me Rasim Thaçi, apo i njohur si Cima, dhe Sevdai Radogoshin, i njohur si Qumili, shkruan Gazeta Express.

Kishte luajtur edhe në “Nusja nga Diaspora”, “Molla me erë” dhe “Peshku i Artë”, dhe përveç kësaj ai ishte i njohur për batutat e tij edhe në shumë projekte video muzikore, të realizuara për Vitin e Ri. /albeu.com/
Shtuar më 14/11/2015, ora 11:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori