Ndahet nga jeta gruaja më e pasur në botë
Pëlqej
Biznesmenja Liliane Bettencourt, vajza e themeluesit të kompanisë së njohur “l'Oréal”, ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare.

Lajmi është konfirmuar nga vajza e saj këtë të enjte.

Lindur në Paris në vitin 1922, ajo ishte gruaja më e pasur e botës, sipas Forbes.

Ajo ishte vajza e vetme e Eugene Schueller, themeluesi i kozmetikës shumëkombëshe, e cila në vitin 1950 u martua me politikanin franceze André Bettencourt.

Në vitin 1957, ajo trashëgoi nga babai i saj biznesin familjar, duke qenë aksioneria kryesore e saj. /albeu.com/

Shtuar më 21/09/2017, ora 18:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori