Ditën e sotme është ndarë nga jeta këngëtari i njohur i muzikës
qytetare fierake,
Timo Lule.
Lajmin e ka bërë me dije kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, i cili përmes një postimi në facebook, ka shprehur ngushëllimet për familjarët si dhe ka renditur pasurinë e madhe artistike që i ndjeri ka lënë pas.
Postimi i plotë: Kënga
qytetare fierake ka humbur sot bilbilin dhe mjeshtrin e saj,
Timo Lule!
Artisti në shpirt e karrierë të gjatë i dha jetë jo vetëm
këngës, por edhe artit në Fier si drejtues artistik i shtëpisë së kulturës.
Timo është ndarë fizikisht prej nesh, por ka lënë pas një pasuri të madhe artistike si në interpretim, ashtu dhe në përpunimin e
këngës qytetare e popullore, duke i qëndruar besnik tabanit dhe traditës lokale.
Libri i tij, “Fieri dhe Kënga”, botuar më 2009, është një tjetër dëshmi që do të transmetojë ndër breza, bashkë me studimin në fushën e folklorit muzikor e historisë, edhe emrin e bilbilit të
këngës qytetare fierake, besnikut të traditës,
Timo Lule.
Lamtumirë brilanti
Timo! Ngushëllime familjes!
Shtuar më 25/01/2021,
ora 21:32