Ndahet çifti i preferuar i të gjithëve, Zayn dhe Gigi Hadid i japin fund lidhjes
Pëlqej
Një ndër çiftet më të të përfolur në Hollywood sapo kanë bërë publike ndarjen e tyre. Bëhet fjalë për supermodelen me famë botërore Gigi Hadid dhe të dashurin e saj prej rreth dy vitesh, këngëtarin Zayn Malik.

Burime të afërta të të rinjve bëjnë me dije se kjo ndarje ka ndodhur rreth fillimit të këtij muaji dhe të dy janë distancuar gradualisht nga njëri- tjetri.

“Ata nuk janë më një çift, po do të vazhdojnë të jenë të afërt dhe mbështetës për njëri- tjetrin,” janë shprehur burimet. Kjo nuk është hera e parë që çifti përflitet për nje ndarje ama duket se këtë herë gjërat kanë marrë rrugën e tyre përfundimtare.

Gigi Hadid dhe Zayn Malik u takuan në nëntor të vitit 2015 dhe pas disa daljesh bënë publike lidhjen e tyre. Ata u shndërruan menjëherë në një ndër çiftet më të këndshëm në Hollywood dhe filluan të suportonin projektet e njëri- tjetrit.
Shtuar më 13/03/2018, ora 22:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori