Shpresë për Shqipërinë, si u zgjerua sot harta e koronavirusit në vend

Ka shkuar në 409 numri i të prekurve me koronavirus në vend.

Rastet e reja, sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë dalë pas testimit të kryer në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit.

Një ditë më parë u raportua për 400 të infektuar në vend, me një zgjerim harte në Fier dhe në Tiranë.

Raste të reja gjatë 24 orëve të fundit:

-6 raste Tiranë
-3 raste Elbasan

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 196 raste
– Durrës 38 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 15 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 45 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 12 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste


Shtuar 9.04.2020 09:09