Ndahet Amber Rose, shkak ish burri i Mariah Careyt (FOTO LAJM)

Pëlqej
Amber Rose dhe Wiz Khalifa janë ndarë ditën e hënë dhe shkak për këtë është bërë ish burri i Mariah Careyt. Lidhja e tyre ka qënë në fokusin e mediave dhe në çdo dalje në tapetin e kuq, e ndërsa Amber u përfol për zhveshjen e tepruar në një event.

Kjo tashmë nuk përbën më risi për të, duke i'u referuar edhe fotografive të cilat janë të postuara në Instagram. Ndonëse ata janë të martuar prej një viti, një ditë më parë Amber Rose është paraqitur e divorcuar nga burri i saj, reperi Wiz Khalifa.

Modelja 30 vjeçare e cila ka qënë edhe e dashura e Kanye West është parë të shoqërohet shpesh me menaxherin e saj Nick Cannon, ish burrin e Mariah Careyt. Ky i fundit është ndarë para disa muajsh nga këngëtarja e famshme. Letrat e divorcit janë firmosur të hënën dhe lajmi është përhapur kur Amber është shfaqur në publik pa unazën e saj të martesës. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2014, ora 11:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori