Ndahen pas 18 vitesh martesë, mban ende tatuazhin “Antonio”
Para pak ditësh u bë me dije se pas 18 vitesh bashkë, Melanie Griffith dhe Antonio Banderas u ndanë, ndonëse cilësohej si një nga martesat më të gjatë në Hollivud.

Pyetja që ne parashtrojmë është në do vazhdojë ta mbajë Melani tatuazhinAntonio”? Ajo është fotografuar në Santa Monica ku duket tatuazhi në krahun e saj.

56-vjeçarja Griffith dhe 53-vjeçari Banderas janë njohur dhe kanë rënë në dashuri në sheshxhirimin e filmit ‘Two Much’ të vitit 1995. Lajmin e ndarjes së dy aktorëve e ka dhënë faqja ‘TMZ’, ku nënvizoi se kërkesa për divorc është bërë nga Melanie. /albeu.com/
Shtuar më 12/06/2014, ora 16:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori