“Një horizont i ri plot shpresë”, Meta e nis ditën me një foto me Kryemadhin

Një ditë pasi dorëzoi detyrën e presidentit, Bajram Begajt, Ilir Meta bën postimin e dytë në rrjetin e tij social “facebook”.

Pasi postoi një foto me të gjithë familjen, Meta e ka nisur ditën e sotme me një foto bashkë me Kryemadhin.

“Një horizont i ri plot shpresë”, shkruan Meta.

Kujtojmë që ditën e sotme pritet të ketë zhvillime të rëndësishme në LSI, parti e cila momentalisht drejtohet nga Kryemadhi, por me shumë gjasa do të rikthehet nën drejtimin e Metës./albeu.com