"Na u duk vetja hero", Grida Duma flet për mandatet
Ish-deputetja Grida Duma e ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” ka rrëfyer si u ndje për djegien e mandateve.

“Jashtë oborri i partisë ishte mbushur me mbështetës të Partisë Demokratike. Nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e politikës, është precedent i parë lënia e mandateve në grup. Është sakrificë sepse është rrugë e gjatë dhe e mundimshme protestash etj.

Por e kuptova që gjithkush që po mendonte për këtë çështje, kur ndjente entuziasmin në oborr i dukej vetja një hero i dytë në momentin që firmoste lënien e mandatit.

Duhej bërë si një gjë ekstreme, radikale sepse nuk kishte mbetur më asgjë për t’u bërë dhe besoj që rrugëtimi do ta tregojë që ka qenë një gjë e duhur”, u shpreh Grida. /albeu.com/
Shtuar më 09/03/2019, ora 23:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori