Në 4 nëntor 2012,
Rita Ora publikoi “Shina Ya Light,” videon muzikore të të cilës e xhiroi në Prishtinë.
“Jam lindur në një qytet të vogël të quajtur Prishtinë,” shpjegoi zgjedhjen asokohe
Rita. “Jam krenare që po e bëj më të njohur në botë. Jemi
njerëz patriotikë dhe e përmendim gjithmonë nga jemi.”
Në përvjetorin e këngës, ajo postoi një dedikim në Instagram, me një thumbim të fshehur këndshëm.
“Sot është përvjetori i këngës sime, ‘Shine Ya Light!’ Kaq shumë kujtime të bukura nga xhirimet në Kosovë si e para që ia tha me krenari botës nga është! Kaq shumë
njerëz bënë të mundur këtë video, kaq shumë
njerëz erdhën të më takonin mua! Është një nga këngët e mira të para dhe s’do ta harroj kurrë. Faleminderit të gjithëve,” shkruan ajo në Instagram.
Por të gjithë janë të bindur se
Rita thumboi me këtë fjali Dua Lipën pais me të ka pasur shpesh probleme. /albeu.com/
Shtuar më 11/11/2019,
ora 14:48