Na çuditi kunati, Robert Berisha nuk do të bëjë kurrë bashkëpunim me Era istrefin (FOTO LAJM)

Disa ditë më parë Robert Berisha bëri zhurmë duke përmendur 4 emra nga tregu i muzikës shqiptare, me të cilat nuk do të bashkëpunojë kurrë!

Ishte fjala për Tayna-n, Tunën, Kidën dhe Remzie Osmanin, për të cilat Roberti tha sot se ishin emra rastësorë që i erdhën në mendje, dhe jo se ka diçka që nuk shkon me to!

Megjithatë, i ftuar në emisionin “Wake Up”, ai nuk la vend për dyshime kur tha se nuk do të bëjë kurrë një bashkëpunim me Era Istrefin!

Kjo për shkak të kontratës që ka lidhur këngëtarja më Ultra Sonic, që nuk ia lejon çdolloj bashkëpunimi pasi e ka në menaxhim.

“S’e besoj që do të ndodhë ndonjëherë. Kjo pasi Era ka një kontratë me një label që është shumë i njohur, Ultra Sonic. Edhe zhanrin s’e kemi të njëjtë kështu që s’e besoj se do të ndodhë ndonjëherë”.
Shtuar më 04/07/2019, ora 15:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori