Na bënë sytë apo Albana Osmani u vu në kopertinën e revistës gjermane
Përmes një postimi në Instagram, Albana Osmani ka bërë me dijeni për ndjekësit e saj se do të jetë në kopertinën e dhjetorit të revistës gjermane “Life”.

Osmani është intervistuar gjerë e gjatë rreth punës si moderatore, grua bamirëse dhe modele.

“Faleminderit revistës Life Magazine në Gjermani! Përmes kësaj interviste ne folëm për shumë ditë të bukura e me diell të jetës sime, për lulediellin e fëmijëve, për zemrën e bardhë të shqiptarëve, të cilëve ju jam mirënjohëse!” shkruan Osmani.

Revista do të dalë në shitje për tregun gjerman në datën 7 dhjetor shkruan anabel.

Ju kujtojmë se që nga 20 maji i 2017- s, Albana Osmani është themelusja e fondacionit “You are a sunflower” (“Ti je një luledielli”), i cili nën idenë, konceptimin dhe kurimin e moderatores vjen në ndihmë të fëmijëve të prekur nga sëmundjet e gjakut dhe të gjitha të ardhurat e grumbulluara shërbejne për të plotësuar nevojat e identifikuara nga fondacioni në spitalet pediatrike në të gjithë Shqipërinë.
Shtuar më 24/11/2018, ora 16:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori