Muaji i mjaltit në Hawaii: Pamjet nga resorti luksoz ku po qëndrojnë Blero dhe Afrona (FOTO & VIDEO)
Në shtator të këtij viti, këngëtari Blero Muharremi dhe partnerja e tij, Afrona Dika, kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre disavjeçare.

Ata mbajtën një ceremoni buzë detit në Shëngjin dhe dasma e tyre u kthye në kryefjalën e mediave.

Dy muaj pas dasmës, dyshja ka nisur muajin e mjaltit dhe për ditët e tyre speciale, ata zgjodhën të vizitonin Hawaii-n.

Blero dhe Afrona kanë ndarë në llogaritë e tyre në rrjete sociale pamje nga resorti luksoz ku po qëndrojnë, “Timbers Kauai Ocean Club and Residences”, ku vetëm një natë kushton qindra dollarë në varësi të dhomës.
Muaji i mjaltit në Hawaii: Pamjet nga resorti luksoz ku po qëndrojnë Blero dhe Afrona (FOTO & VIDEO)

Shtuar më 19/11/2019, ora 15:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori