Mozzik nuk njeh këngët e Noyzit, realitet apo rivalitet?
“Summer Trip” emisioni më i ri veror ka pasur si të ftuar nderi rreperin Mozzik.

Gjatë emisionit Jona, moderatorja e këtij emisioni, ka bërë një lojë argëtuese me rreperin e mirënjohur ku ajo vendoste këngë të ndryshme dhe Mozzik duhet të këndonte vazhdimin e tyre.

Dhe kjo ka vazhduar me disa këngëtarë të njohur shqiptarë, por kur në sfond u vendos kënga e Noizyt, ai ndaloi duke thënë:“Nuk e kam dëgjuar këtë këngën ama shumë e mirë po duket. Grande quhet kjo kënga?”

Kjo frazë mjaftoi për të kuptuar që ai nuk e kishte degjuar më parë “Grande” një ndër këngët më të dëgjuara për momentin të Noizyt.

Nuk dihet nëse është vertet e vërtetë që Mozzik se ka dëgjuar më para “Grande” ose reagimi i tij vjen pasi ai është pjestar i grupit BabaStars dhe për shkak të rivalitetit të tyre ndodh ky lloj reagimi.

Moderatorja e emisionit ndoshta duke pasur parasysh këtë fakt reagoi duke thënë : “Epo ti ske pse ta dish, se je te grupi lage me shampanjë.”
/albeu.com/


Shtuar më 31/07/2016, ora 17:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori