Mozzik fejohet me Loredanën? (FOTO LAJM)

Dyshja Mozzik dhe Loredana Zefi kanë kohë që janë në lidhje, por asnjëherë nuk kanë pranuar të flasin publikisht për këtë çështje.

Së fundi, dyshja kanë udhëtuar për në Turqi, ku po kalojnë pushime të paharruara.

Në llogarinë e tij në Instagram, Mozzik ka publikuar një fotografi me të cilën tregon unazat që kanë shkëmbyer me të dashurën e tij.

Unazat përmbajnë inicialet e tyre dhe që të dy i kanë vendosur në gishtin e fejesës, gjë që ka shtuar edhe më shumë dyshimet se ata janë fejuar.

“MashAllah @loredanazefi”, ka shkruar reperi mbi fotografi në të cilën lë shumë pikëpyetje. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2018, ora 14:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori