Mozzik “dhëmb për dhëmb” me Ledrin, kush është reperi më i klikuar i kësaj vere (FOTO LAJM)

Sezoni veror i këtij viti ka qenë i mbushur me projekte të reja muzikore nga artistët shqiptar. Pjesa më e madhe e këngëtarëve kanë sjellë këngë ritmike për publikun, të cilat janë dëgjuar vazhdimisht në çdo vend të Shqipërisë.

Ajo pyetje që na vjen në mendje tani është:

Kush e mban titullin e reperit më të klikuar shqiptar për këtë sezon veror?

Epo deri tani sipas një kërkimi nga ne na rezultojnë se tre projektet e Mozzik numërojnë mbi 25 milionë klikime, ku reperi ka sjellë tre bashkëpunime, “Milly” me mikun e tij Dardan që numëron 16 milion klikime, “Shqiptar” me legjendën e repit Unikatil që numëron 3.5 milion klikime dhe po ashtu nuk mund të mungonte edhe një duet me bashkëshorten e tij Loredana të cilët e kanë titulluar “Eiskalt”, e cila deri tani numëron 5.8 milion klikime.

Pothuajse të njëjtat shifra mban edhe Ledri Vula. Ai ka sjellë një bashkëpunim dhe dy solo për këtë sezon veror.

Kënga “MEM” numëron 6.1 milion klikime, “Rio” ka arritur deri në 7.2 milion klikime, ndërsa bashkëpunimi me reperin e njohur Lumi B, e titulluar “Kiss Kiss” numëron 9 milion klikime.

Së fundmi, Ledri ka paralajmëruar se së shpejti do sjellë bashkëpunimin me shokun e tij të ngushtë, Ermal Fejzullahun. Mbetet për tu parë nëse do arrijë të marrë titullin e reperit më të klikuar të kësaj vere me projektin e ri. /intv/

Shtuar më 07/08/2019, ora 13:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori