SHBA paralajmëron sërish Kinën: Nëse i jepni armë Rusisë, do të ketë kosto reale

Kina nuk ka bërë hapa të mëtejshëm për të ofruar ndihmë vdekjeprurëse për Rusinë në luftën e saj në Ukrainë, ka thënë këshilltari për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

Në një intervistë me programin “State of the Union” të CNN, Sullivan tha se SHBA-ja e kishte bërë të qartë pas dyerve të mbyllura se një veprim i tillë do të kishte pasoja të rënda.

“Pekini do të duhet të marrë vendimet e veta për mënyrën se si do të vazhdojë, nëse do të japë ndihmë ushtarake, por nëse shkon në atë rrugë, ajo do të ketë kosto reale për Kinën”, tha ai.

SHBA dhe aleatët e saj të NATO-s janë përpjekur të paralajmërojnë Kinën kundër një lëvizje të tillë ditët e fundit, duke bërë komente publike mbi besimin e tyre se Kina po shqyrton ofrimin e pajisjeve vdekjeprurëse për Rusinë. /albeu.com


Shtuar 26.02.2023 15:47