Motrat Libohova marrin titullin " Qytetare nderi" (FOTO LAJM)

Pëlqej
Padyshim që të dyja janë dy nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar.

Por këtë herë motrat këngëtare Irma dhe Eranda Libohova janë nderuar me titullin “Qytetare Nderi” nga vendi i tyre i origjinës, Libohova.

Sipas një njoftimi të publikuar nga Bashkia Libohovë dy motrave iu është akorduar ky titull me motivacionin,

Këngëtare e famshme me origjinë nga Libohova, artiste e talentuar dhe e papërsëritshme.

Origjinale dhe ledhatuese e këngës së muzikës së lehtë dhe asaj popullore. Me interpretimet e saj muzikore është renditur në panteonin e artë të figurave më të spikatura të elitës artistike shqiptare”.

Ka qenë Irma e cila përmes një postimi në Instagram e ka bërë të ditur marrjen e këtij titulli duke falenderuar për këtë vlerësim./albeu.com/
Shtuar më 12/08/2017, ora 17:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori