Motra feston ditëlindjen, Afërdita Dreshaj i bën surprizën që ëndërrojnë të gjithë (FOTO LAJM)

Motra e Afërdita Dreshajt, Jehona është një nga vajzat më të njohura dhe më të komentuara në media, sidomos mediat kosovare të cilat shkruajnë shpesh për bukurinë e modeles brune.

Sot Jehona mbush 25 vjeç dhe Afërdita ka vendosur ta surprizojë të motrën me një udhëtim në Paris.

Dy motrat ndodhen atje me mamanë e tyre dhe kanë postuar shumë foto e video duke u kënaqur në shoqërinë e njëra-tjetrës.

Ndërsa Afërdita ka postuar një foto me Jehonën, të realizuar poshtë Kullës Eiffel dhe shkruan: "Gëzuar ditëlindjen shpirti im, të dua".

Shtuar më 18/09/2019, ora 13:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori