Këngëtarja e
njohur shqiptare Irma Libohova ka zbuluar disa informacione që nuk i kemi ditur më parë për dy muzikantët e
njohur, DJ
Sardi dhe Ulis Kraja.
Ajo ka shkruar në Instagram, se baballarët e të dyve, (Agim Krajka,
Flamur Shehu) kanë gjurmën e tyre në historinë e muzikës së lehtë shqiptare.
”Fëmijëria e të dyve ka rrugëtuar gjatë me mua. E sot, i shoh djem te rritur, artistë të mirë. Ju uroj suksese çuna!”, -shkruan Irma.
Por teksa këngëtarja rrëfen historinë e fëmijërisë së
Sardit, kur e ëma e mbyllte në dhomë e bashkë me Irmën pastaj pinin kafe e qepnin fustane, një tjerër detaj është zbuluar për DJ e
njohur shqiptar.
Sardi është vëllai i spikeres së lajmeve të televizionit “Klan”, Fjoralba Mishaxhi, e cila gjithashtu është vajza e
Flamur Shehut.
Fjoralba ka qenë për shumë vite ikonë e edicionit qendror të lajmeve dhe sot jeton në Angli, shkruan Tirana Post.
Por surpriza nuk mbaron këtu pasi, nëse nuk e keni ditur,
Sardi ka edhe një vëlla më të madh shumë simpatik. /albeu.com/
Shtuar më 21/09/2018,
ora 13:32